Pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve janë zbuluar në një investigim të gazetarëve ndërkombëtarë investigativë ditën e sotme.
Skandali i “Pandora Papers”, zbuloi rreth 35 liderë, të shkuar dhe aktualë, dhe më shumë se 300 zyrtarë që shfaqen në dokumentet në kompani offshore. Ndërkohë në faqen që ka publikuar të dhënat rezulton se pjesë e skandalit është edhe një politikan nga Shqipëria.
Mediat ndërkombëtare ende nuk kanë zbuluar emrin e politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale.
Po ashtu në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri.
Politikanë të njohur janë zbuluar në një prej rrjedhjeve më të mëdha të dokumenteve financiare. S zbulohet se Mbreti i Jordanisë ka prona me vlerë 70 milionë paund në Britaninë e Madhe në SHBA. Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij, kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër. Çifti bleu një firmë offshore që kishte në pronësi ndërtesën.
Rrjedhja gjithashtu lidh Presidentin rus Vladimir Putin me asetet sekrete në Monako, dhe tregon se Kryeministri çek Andrej Babis – përballë zgjedhjeve këtë javë – nuk deklaroi një kompani investimesh offshore të cilën e përdori për të blerë dy vila për 12 milionë paund në jug të Francës.
Këto dokumente vijnë në vrazhdën e një serie rrjedhjesh përgjatë 7 viteve të fundit, pas FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks.