Fundjavën e kaluar, Policia Kufitare në aeroportin, Milan Linate ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 27 dhe 32 vjeç, pasi u kapën me dokumenta të rreme.

32-vjeçari u paraqit në kontrollet kufitare pasditen e të premtes (12 shkurt), gati për t’u nisur për në Londër, duke treguar një kartë identiteti të falsifikuar greke.

Ndërsa, 27 vjeçari u përpoq të hipte në avion për të udhëtuar drejt Londrës duke i treguar policisë një pasaportë të falsifikuar dhe letërnjoftim Bullgar.

Për 32-vjeçarin,  gjyqtari dha dënimi me një vit  burg ndërsa për shtetasi tjetër pret vendimin për gjykim në sallat e paraburgimit.