Një avion i vogël ka pësuar një defekt në ajër dhe për rrjedhojë ka bërë ulje të detyrueshme në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.
Nga informacionet paraprake në avionin e vogël privat ka qenë piloti dhe një pasagjer, por që nuk kanë marrë lëndime.
Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje.







