Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë në të gjithë botën.

Tre aplikacionet më të përdoruara në pronësi të Facebook ranë rreth orës 17:00 të pasdites së sotme( 4 tetor) dhe nuk mund të arrihen përmes Webit ose aplikacioneve përkatëse.

Një zëdhënës i kompanisë reagoi përmes Twitter duke thënë: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionin Facebook. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim.”

NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, vlerëson se kjo ndërprerje i ka kushtuar ekonomisë globale 160 milion dollarë dhe ka ulur çmimin e aksioneve të Facebook me më shumë se pesë përqind.

Shumë ekspertë spekulojnë se shkaku i ndërprerjes mund të jetë një gabim me DNS, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook.