Ditëlindja e 40-ë e Zlatan Ibrahimovic është e veçantë dhe pas festës të premten, këtë herë ka qenë Helena, bashkëshortja e suedezit, që i ka organizuar një tjetër mbrëmje të madhe futbollistit, në një nga hotelet më të njohur të Milanos.Organizimi ka qenë një surprizë edhe për vetë sulmuesin, teksa bashkëshortja e tij është kujdesur në detaje, duke ftuar të gjithë miqtë e Ibrës, përfshi këtu edhe emra si Verratti, Sirigu, Zambrotta, Ambrosini, Gattuso, Cassano, Moggi, Pogba, e natyrisht edhe drejtuesit e Milanit, Maldini e Massara.
Ndonëse me 40 vite mbi shpinë, Ibra nuk ka ndërmend të ndalet, pasi synimi i tij është rinovimi me një tjetër vit i kontratës, në mënyrë që të mund të luajë në Botërorin Katar 2022, nëse Suedia do t’ia dalë të sigurojë një biletë pjesëmarrjeje.Ndërkohë, për ditëlindjen e tij të 40-ë, gjiganti suedez i ka bërë dhuratë vetes një Ferrari SF90 për rrugë, këtë herë jo në ngjyrën tradicionale të kuqe, por në një ngjyrë ari.