EMA ka miratuar dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer/BioNTech, për të gjithë personat 18 vjeç e lart.
“Doza përforcuese mund të merret të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë”, tha EMA në një deklaratë.
EMA bën me dije se vaksina Pfizer dhe Moderna mund t’u jepet njerëzve me sistem imunitar të dobët të paktën 28 ditë pas dozës së tyre të dytë.
Ky vendim u mor, pasi sipas ekspertëve studimet treguan se një dozë shtesë e këtyre vaksinave rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër COVID-19.
Studimet kanë treguar se një dozë shtesë e këtyre vaksinave rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër Covid-19 te pacientët me transplant organesh dhe një sistem imunitar të dobësuar.
EMA tha se doza e tretë nuk kishte efekte anësore. Disa shtete në Europë e kanë filluar dozën e tretë.





