Aktori i humorit në Portokalli, Florjan Binaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në protestën që organizohet të mërkurën kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj shkruan se tashmë kupa ishte mbushur dhe po derdhet, ndërsa shprehet se shoqëritë që nuk ngrihen në protesta për padrejtësitë që u bëhen, kthehen në skllevër të sistemit.

Postimi i Florjan Binaj:

Unë do dal të protestoj të mërkurën në orën 17:00 përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion.

Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por skllevër të sistemit. Eja dhe ti!- shkruan aktori.