Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nga kryeqyteti estonez thotë se krerët e BE-së do të diskutojnë se si të përballohet kriza e re me energjinë.
“Nëse çmimet e energjisë elektrike janë të larta, kjo është edhe për shkak të çmimeve të larta të gazit dhe ne duhet të shikojmë mundësinë për t’u shkëputur ndërvarësinë mes tyre në treg, sepse kemi energji të rinovueshme shumë më të lirë”-tha presidentja e KE.
Ajo theksoi se BE është shumë e varur nga importet e energjisë, me 90% të furnizimit me gaz dhe 97% të furnizimit me naftë.
Çmimet e gazit po rriten për shkak të rritjes së kërkesës në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë BE-në ndërsa furnizimet nuk po rriten pas pandemisë.
Von der Leyen ka vënë në dukje se BE-ja po vlerëson faktin se Norvegjia po rrit prodhimin e gazit, ndërsa furnizimet me gaz nga Rusia ishin të pandryshuara.





