Butrint Imeri së fundmi ka publikuar këngën “Kuku”, e cila arriti miliona klikime në pak ditë dhe që u pëlqye shumë nga publiku.

Ditën e djeshme kënga ishte nr.1 në YouTube në Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në shtetin fqinj italian ndodhet në vend të 4.

Dje u publikua në Spotify, sot mbi 500,000 streams! Ky është një tjetër rekord personal, duke u marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falenderoj nga zemra” , – shkroi Butrinti në InstaStory.

Mirëpo pas suksesit kënga pati dhe kritika në lidhje me klipin, ku në fillim Butrinti shfaqej duke goditur modelen e cila në klip është në rolin e të dashurës së tij, kjo bëri që këngëtari këtë pjesë ta presë.