Transporti i udhëtarëvë nga porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas, ka ruajtur trend rritës edhe gjatë muajit shtator të këtij viti, ndërsa tragetet kanë vijuar rregullisht lundrimet.
Këtë e tregojnë Statistikat zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, sipas të cilave rreth 60, 717 udhëtarë vendas dhe të huaj, kanë shfrytëzuar gjatë muajit shtator tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona dhe kthim. Ky numër është më i lartë se e njëjta periudhë me një vit më parë, konkretisht ka pësuar rritje prej 35,254 pasagjerë më shumë që kanë udhëtuar.
Pra, nga 22, 463 pasagjerë që kanë shfrytëzuar transportin detar gjatë shtator 2020, ky numër ka shkuar në 60, 717 pasagjerë gjatë muajit shtator të këtij viti, me 81 lundrimet që kanë realizuar tragetet e linjave Durrës-Bari/ Ankona dhe anasjelltas.