Me propozim e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Shqiptar do të jetë Gledis Nano.
Emërimi i tij është firmosur këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.
Së fundi, Nano ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.