Gjatë konferncës për media në samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Slloveni, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u pyetën në lidhje me krizën globale të energjisë që pritet të godasë së shpejti.
Von der Leyen u shpreh se do të ishte mirë të kishim një qasje të përbashkët për këtë çështje duke theksuar se KE do të dalë shumë shpejt edhe me një plan afatgjatë.
“Sa i përket rritjes së çmimeve të energjisë, do të bëhen përgatitje serioze, në mënyrë që të japim disa orientime. Dhe do të kemi edhe mbështetjen e Komisionit Evropian lidhur me këtë. KE do të publikojë një deklaratë lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të kemi të gjithë një informacion të përbashkët. Të punojmë për këtë, që të japim orientimin tonë në një tjetër nivel. Do ishte mirë të gjenim një qasje të përbashkët lidhur me këtë. Do të kemi një deklaratë në ditët në vijim lidhur me këtë çështje, do të shohim edhe veprimin tonë në plan afatgjatë”, tha ajo.
Ndërkohë, presidenti i KiE, Charles Michel në fjalën e tij deklaroi se do të kryen takime të tjera në lidhje me këtë çështje dhe së shpejti pritet të ketë një deklaratë të përbashkët për këtë problematikë.





