Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka publikuar sot për herë të parë një foto me barkun e rrumbullakosur. Pas disa muajsh në pritje të ëmbël, grimierja ndau me të gjithë ndjekësit në Instagram foton që tregon se si ka ndryshuar trupi i saj.
Ndryshe nga fotot që jemi mësuar të shohim, Selvija zgjodhi një tjetër mënyrë.
Ajo realizoi një foto të hijes së trupit të saj në mur e tashmë që është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Sic e shihni në foto duket qartë barku i rrumbullakosur.
“Nuk ka pasuri më të madhe sesa përveç zemrës tënde, brenda tëjë të të rrahë dhe një zemër e vogël. Lus Zotin që çdo femër të përjetojë këtë ndjesi”, shkroi Selvija krahas imazhit.
Më herët ajo ka zbuluar se ka shumë neps për ëmbëlsira. Ndërsa gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë brenda pak muajve, ajo nuk e ka zbuluar ende. Kur u pyet për këtë gjë, Selvija tha: “S’ka rëndësi për mua, si djalë, si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund e uroj të ketë shëndet”.
Ishte Shpat Kasapi ai që zbuloi në ditën e lindjes së Selvijes se partnerja e tij së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë.