Dashi

Është një periudhë interesante për të takuar njerëz, jo vetëm e Premtja por sidomos kjo fundjavë do të jetë intriguese. Në punë në këtë periudhë jeni shumë të lodhur, jeni mirë, por sa kohë do të zgjasë kjo kohë nën stres?

Demi

Do të jetë një ditë reflektimi për çiftet. Duke punuar me qetësi, mund të rikuperoni marrëdhëniet. Nga ana tjetër keni projektet e ndërprera: është ende e mundur të korrigjohet diçka për t’i vënë punët në vijë.

Binjakët

Vështirësi të mëdha për një histori që nuk shkon mirë. E diela do të jetë një ditë kur një polemikë mund të shpërthejë. Në punë, kushtojini vëmendje trysnisë edhe për faktin se lodhja fillon të ndihet.

Gaforrja

Çiftet që nuk janë parë ose kanë bërë debate midis 5 dhe 6 tetorit, tani mund të rimarrin në duar marrëdhënien e tyre. Në punë, harroni të kaluarën dhe jetoni në të tashmen: planet tuaja do të realizohen.

Luani

Këtu është dita klasike në të cilën dikush mund t’ju shqetësojë: kini kujdes nga dashuria, shihen trazira. Në punë, nëse keni një biznes është e mundur që të ketë një siklet.

Virgjëresha

Çiftet që kanë përjetuar një krizë të fortë do të sqarohen mjaftueshëm mes të shtunës dhe të dielës. Në punë, përpiquni të rikuperoni një punë ose një keqkuptim për të mos thënë edhe një marrëdhënie: keni një shans të madh për të pasur sukses.

Peshorja

Në dashuri, pak stres në çift ndaj shmangni diskutimet e panevojshme. Në punë në këtë periudhë ndiheni krijues, filloni të planifikoni punë të reja, por vetëm për aq kohë sa ato nuk janë shumë të komplikuara.

Akrepi

Në dashuri, mëngjesi është më i mirë se pasditja e së premtes, shmangni ushqimin e polemikave të padobishme me partnerin tuaj. Në punë, ata që kanë përgjegjësi do të duhet të zgjidhin gjithçka me guxim.

Shigjetari

E Premtja do t’i lërë vendin një fundjave kushtuar personalitetit tuaj: Unë ju këshilloj ta lini dashurinë që të investojë dhe pala tjetër dhe të mendoni vetëm për atë që mund të ndjeni pranë vetes. Në marrëveshjet e ardhshme të punës edhe nëse ato ju kujtojnë diçka të gabuar, mirëpritini edhe nëse nuk do të donit t’i pranonit.

Bricjapi

Në dashuri pasditen e së premtes hëna hyn në shenjën tuaj. Nëse jeni beqarë është koha për të marrë guximin dhe për të kërkuar njeriun e zemrës. Në punë është koha ideale për të vazhduar diskutime të rëndësishme ose ndoshta një projekt, diçka që ju intereson në mënyrë të veçantë.

Ujori

Në dashuri, një ditë me luhatje me partnerin/en, më mirë zgjidhni pasditen në vend të mëngjesit nëse doni të futeni në diskutime. Në punë do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, por mos merrni kohë për t’i zvarritur gjërat dhe as mos rrezikoni asgjë.

Peshqit

Në dashuri, Hëna është pozitive deri të Shtunën, kjo javë favorizon takimet. Në punë, nëse ju thërrasin për punë me kohë të pjesshme, mos u mërzitni. Ju në të vërtetë dëshironi më shumë, por kalitja e durimit është diçka e mirë.