Thuhet se Selena Gomez dhe Chris Evans po krijojnë një romancë së bashku. Por deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Megjithatë janë disa dëshmi intigruese, të cilat janë raportuar nga The Sun.

Selena dhe Chris janë parë disa herë duke u shoqëruar në Los Angeles – duke dalë nga një studio së bashku në fillim të këtij muaji, dhe më pas duke drekuar në restorant së bashku disa ditë më vonë. Pas këtyre lajmeve nxitëse, Chris filloi ta ndiqte Selenën në Instagram. 

Por para se të mendojmë ‘më të keqen’, është e mundur që këta të dy të jenë miq, ose po punojnë së bashku në një projekt. Megjithëse filmat e vetëm të ardhshëm të Selenës janë Hotel Transylvania dhe In the Shadow of the Mountain, ndërsa projektet e ardhshme të Chris përfshijnë The Grey Man, Lightyear, Little Shop of Horrors dhe Bermuda.

Sidoqoftë në Twitter nuk kanë të ndalur shkrimet për ‘çiftin më të ri të showbiz-it’.