Këngëtarja e famshme e grupit “Spice Girls, Mel B., ka zbuluar se prej pesë muajsh është infektuar me Covid-19 dhe ende nuk po e merr veten siç duhet. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar së fundmi foto të realizuara më herët në Maldive, aty ku qëndroi në një vilë private.
Mel B shkruante se kishte qëndruar në shtrat si pasojë e infektimit me koronavirus, duke shtuar gjithashtu se kanë kaluar pesë javë deri më tani.
“Me mendje unë jam këtu në Maldive, por në realitet jam në shtrat duke e kaluar Covid-19”, shkruante këngëtarja në postimin e saj.