Tani që jemi në mes të sezonit të ftohtë dhe të virozave, gjithmonë e më shumë duhet të kujdesemi edhe për t’iu shmangur virusit më të keq me të cilin kemi luftuar ndonjëherë. Shkak për të është edhe ekspozimi ynë ndaj shumë mikrobeve në mes të pandemisë Covid.
Në fakt, në këtë kohë, ekziston një tabu serioze shoqërore rreth teshtimës në publik ose pranë njerëzve.
Është e zakonshme dhe e sjellshme ta ‘mbytni’ teshtimën ose të synoni të mbani bërrylin, por aktualisht ekspertët thonë se duhet të testoheni për Covid nëse keni teshtima.
Nëse jeni në një ambient me njerëz dhe “guxoni” të teshtini, rrezikoni të përballeni me tallje ose me shikime shpotitëse.
Sidoqoftë, edhe pse është e rrallë, sipas ekspertëve, rrezikoni të pësoni lëndime serioze nëse e mbani teshtimën – e cila përpiqet të dalë me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.
Mjekët përmendën rastin e një burri në Britani, i cili kishte pasur çarje në pjesën e pasme të fytit, pasi kishte mbajtur teshtimën. 34-vjeçari kishte pësuar dhimbje ekstreme dhe mezi fliste e gëlltitej.