Kryeministri Edi Rama së bashku me shefin e kompanisë “Pfizer”, Albert Bourla, ditën e sotme kanë zhvilluar një vizitë në ambientet e QSUT-së.

Rama e falënderoi Bourlan që hapi dyert kur Nju-Jorku ishte i mbyllur tërësisht duke i  thënë se “pa ju ky vend do kishte vuajtur shumë psikologjikisht”.

“Dua t’ju jem mirënjohës, pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht, ju hapët dyert në momentin që Nju Jorku ishte mbyllur. Duke qenë këtu dhe shihnim të tjerët që kishin nisur vaksinimin ishte shumë e rëndë. Faleminderit prej jush, dhe që erdhët në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Ndërsa, Bourla ka vlerësuar publikisht vizitën e Ramës në New York në mesin e pandemisë për të siguruar vaksinat për qytetarët, atëhere kur fluturimet ishin të reduktuara dhe të vështira.

“Kur ju erdhët dhe dhatë argumente ishte shumë befasuese, jam shumë i lumtur që jemi bërë miq gjatë kësaj sfide”, tha gjatë fjalës së tij shefi i Pfizer. Rama nuk e kurseu as një batutë ndaj shefit të kompanisë së prodhimit të vaksinave.” tha Bourla.