Aktori i humorit Julian Deda, i cili është edhe një anëtar i Partisë Demokratike, sot ka firmosur formularin ku kërkohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.
“Për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” shkruan Deda në postimin e tij.
Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha po mbledh firmat për të thirrur Këshillin Kombëtar për të rrëzuar kështu vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.
Më herët kreu i PD ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Këshillit Kombëtar, dhe se nuk do të ketë grupe anti-amerikane.






