Qytetarë të shumtë me çadra në duar janë mbledhur para Kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimeve si dhe të taksave.
Pavarësisht motit me shi, i cili nuk i favorizon, protestuesit kanë marshuar me çadra.
I pranishëm në protestën e sotme është aktori Florian Binaj, i cili mori pjesë edhe në protestën e kaluar.
“Kemi dalë për të ngritur zërin dhe për ata që nuk kanë mundësi, të gjithë preken, u bëj thirrje të gjithë të rinjve të marrin pjesë sa rrinë merren me klikimet në instagram. Ta bëjnë për vete, për prindërit dhe për të ardhmen”, u shpreh Binaj.
Ndërsa aktori Irgen Çela i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
“Mos rrimë në shtëpi dhe të paragjykojmë pjesën që “duhet të çohemi” dhe nga ana tjetër askush nuk vjen. Ky mesazh duhet të pasohet edhe te moshat më të vogla sepse këto janë protesta paqësore, është diçka që bëhet për të gjithë. Karburantet po e po që është shumë shqetësuese, jo vetëm për individin por edhe për biznesin. Ai do detyrohet të rrisë çmimet që të nxjerrë shpenzimet e veta dhe pastaj shkon zinxhir deri te shtresat më të ulëta,” u shpreh Çela.