Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë nga Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan për fenomene që po dëmtojnë Partinë Demokratike.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi, e cila deri tani ka mbajtur një linjë të distancuar në publik nga debati Basha – Berisha ka thyer heshtjen.