Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të sekuestruar pasurinë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur.
Ish-kreut të kushtetueses, i është sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit me një sipërfaqe prej 60 metër katrorë. Kjo pronë do vazhdojë të qëndrojë në sekuestro edhe pse kërkesa për konfiskim nuk është pranuar, duke qenë se çështja do të rihetohet.