Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, ndaj të cilit u vendos rihapja e hetimeve.
Mësohet se arsyeja kryesore e marrjes së vendimit është se afatet e parashkrimit janë respektuar pasi Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009.
“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Argumenti tjetër i përdorur nga Gjykata është ai i imunitetit, pasi për shkak të ndryshimeve ligjore, deputetët mund të hetohen dhe gjykohen në çdo moment.