Konferenca e Kryetarëve ka vendosur lejimin e pranisë së gazetarëve në sallën e Kuvendit duke nisur nga dita e enjte.

Ata do të qëndrojnë në platen e medias dhe do të ndjekin drejtpërdrejt seancat plenare.

Ndërsa më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit.

Ka kaluar më shumë se një vit qëkur gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë COVID-19.