Autoriteti i Konkurrencës ka shtyrë dëgjesën e thirrur nga Partia Demokratike për të dhënë deklarimet e tyre në Komisionin e Ekonomisë, lidhur me rritjen e çmimit të miellit.

Sipas njoftimit zyrtar shkak është bërë gjendja shëndetësore e Kryetares së Komisionit të Konkurrencës Juliana Latifi.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje.

Ne lidhje me mbledhjen e Komisionit per Ekonomine dhe financat, e njoftuar per tu zhvilluar diten e neserme, date 13.10.2021, ne oren 09:00, ju bej me dije se nga ana e perfaqesuesve te Autoritetit te Konkurrences jemi njoftuar per pamundesine e Kryetares znj. Juliana Latifi per te marr pjese ne kete seance degjimore per arsye shednetesore dhe per keto arsye eshte kerkuar shtyrja ne nje date tjeter e seacnes degjimore.

Shtyrja e kesaj mbledhje eshte kerkuar e ndikuar nga gjendja shendetesore e Kryetares se Komisionit te Konkurrences, Znj. Juliana Latifi e cila ne baze te nje raporti nga mjeku I familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe per pasoj i eshte kerkuar te karantinohet.

Raporti i leshuar nga mjeku i familjes ju eshte derguar ne e-mail tuaja zyrtare.