Një mjek ka shpëtuar dozat e vaksinave anti Covid pasi qendra e vaksinimit u përfshi nga flakët në Britani. Ngjarja ndodhi të dielën në qendrën “Emberbrook” në Surrey, ku njerëzit kishin shkuar për të marrë dozën e parë të vaksinës.
Disa prej vullnetarëve vunë re flakët që po dilnin nga çatia. Para se të mbërrinin forcat zjarrfikëse, një mjek që është konsideruar “hero” hyri në ndërtesë dhe nxorri një kontenier të madh frigoriferik, ku mbaheshin dozat e vaksinës.
“Një prej mjekëve që ishte i shqetësuar, u kthye në ndërtesë për vaksinat, gjë e cila është fanstatike. Ai ia doli të nxjerrë jashtë një kontenier frigoriferik. Ishte prioriteti i tij”, tha për “GetSurrey” 68-vjeçarja Anne Smith, e cila ishte aty pranë dhe pa gjithçka me sytë e saj.
Pamjet e incidentit që u shpërndanë në rrjet tregojnë vetëm tymin që del nga ndërtesa.





