Me zbritjen e temperaturave në vendin tonë, kanë nisur edhe virozat e stinës, duke bërë që bashkë me mutacionin Delta, të vështirësojnë më tepër situatën.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj këshillon që në këtë periudhë të aplikohet edhe bërja e vaksinës anti-grip. Sipas tij edhe personat që kanë bërë vaksinën anti-Covid, mund të bëjnë edhe atë anti-grip.

 “Sigurisht që mund të paraqiten edhe gripërat e stinës dhe do të sillen sipas një dinamike që do të na vijë. Për mua si specialist edhe bërja e vaksinës së gripit është e këshillueshme. Shumë shtete të tjera e kanë vendosur që të bëhet vaksinimi si për gripin dhe Covid-in. Periudha tetor –Nëntor është periudha e gripit, ku çdo vit ka qenë edhe periudha e vaksinimit dhe mund të fillohet vaksinimi anti-grip”, u shpreh Skënder Brataj.