Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna ndërtimin e lagjes Rilindja në Fushë-Krujës.
Të shumtë kanë qenë komentuesit në këtë postim, ku njëri prej tyre shkruan se “normal që do ndërtoje se s’mund t’i vidhje të gjitha se do bie në sy”.
Rama i përgjigjet duke i thënë se “nuk ka lekë bote këtu”, pasi për projektet që bota kontribuon për rindërtimin nuk ia jep lekët qeverisë, po i bën të gjitha vetë.
Komentuesi: Ca bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu
Rama: Nuk ka leke bote ketu i dashur Enes dhe qe te jesh i mireinformuar, per ato projekte qe bota kontribuon per Rindertimin nuk ia jep leket qeverise, po i ben te gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanite… U kuptuam besoj, keshtu qe mos u merzit nga gjerat e mira qe behen, se per njerezit jane.






