Daljet e shpeshta dhe mbështetja që kanë treguar kohët e fundit për njëri-tjetrin, kanë bërë që të përflitet se Kim Kardashian dhe Kanye West janë rikthyer sërish bashkë. Por gjërat nuk janë ashtu siç duken. Përkundër këtyre spekulimeve, Kardashian dhe reperi nuk kanë hequr dorë nga divorci.
Një burim tha për Page Six: “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ata nuk janë rikthyer bashkë. Ai ëshë ende familja e saj dhe janë miq. Kanë punuar për në miqësinë e tyre për fëmijët dhe vazhdojnë të mbështesin njëri -tjetrin. Ai gjithmonë do të jetë familja e saj dhe ata gjithmonë do të mbështesin njëri -tjetrin.”
Gjatë paraqitjes së saj në Saturday Night Live, Kim tha se ndihet e bekuar që ka qenë e martuar me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Ajo gjithashtu vuri në pah faktin me të ka dhe katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Kujtojmë që Kim dhe Kanye paraqitën kërkesë për divorc në Shkurt të këtij viti.