Sipas MeteoAlb, vendi këtë të enjte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu të cilat do të jenë të përqëndruara në zonën jug-lindore.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.