Mëngjesin e sotëm, Juglindja e vendit është zgjuar e zbardhur nga dëbora e parë.

Reshjet e dëborës kanë veshur me të bardha Mokrën në Pogradec, Malin e Gramozit në Kolonjë, Shtyllën, Dardhën dhe malet e Voskopojës në Korçë.

Në kushte të tilla, temperaturat në qytet kanë zbritur deri më 3 gradë, duke sinjalizuar ardhjen e stinës së ftohtë.