Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pranuar kërkesën e Tiranës për të shtyrë ndeshjen me Teutën.

FSHF ka bërë me dije se është e pamundur që të pranohet kërkesa e bardhebluve. Ama, nga ana tjetër, Tirana ka marrë një bonus.

Skuadrat nuk do të luajnë në Rrogozhinë ditën e diel në orën 13:45, por në Elbasan. Ndeshjes i është spostuar orari, ndërsa tani sfida do të luhet në orën 19:45 në “Elbasan Arena”.