Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej” në orën 19:00 ku më pas marshuan drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. 

Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.