Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një burrë, që akuzohet për vrasjen e ish-gruas së tij blogere.

Skena horror u regjistrua teksa blogerja ishte në video live në “Instagram”, ku ai ia leu trupin me benzinë e më pas i vendosi flakën.

Rasti shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe nxiti një debat të ri për dhunën ndaj grave. Lamu, një tibetiane, kishte qindra mijëra ndjekës në Douyin, versioni kinez i TikTok.

Nëna e dy fëmijëve ishte e njohur për postimet e saj për jetën rurale dhe u vlerësua se nuk përdorte “make up” në videot e saj, të cilat kishin miliona pëlqime.

Videot e saj e tregonin atë duke kërkuar ushqim në male, apo me veshje tradicionale tibetiane.

Lamu u divorcua nga Tang, për të cilën gjykata tha se kishte një histori dhune ndaj saj, në qershor 2020, rreth tre muaj para sulmit fatal në shtëpinë e babait të saj.