Teuta duket e karikuar për rifillimin e kampionatit. Ky muaj do të jetë i mbushur me impenjime të rëndësishme ku kërkohet që edhe grupi të jetë i plotë dhe në gatishmëri.

Ndaj Tiranës do të mungojë mesfushori Asion Daja, i pezulluar nga Disiplina me dy ndeshje, por do të jetë gati sulmuesi Lorenco Vila, i cili rikthehet pas tre muajsh.

Në ndeshjen e Kupës ndaj Luzit, 22-vjeçari u aktivizua për gjatë 90 minutave dhe është një forcë më shumë për trajnerin Martini.