Deputetët socialistë kanë depozituar në Kuvend kërkesën për zgjatjen e afateve të mandatit të organeve të Vettingut.

Në dokument synohet që mandati të zgjatet deri në 31 dhjetor 2024.

“Në  ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 179.b,pika 8, fjalia  e parë, togfjalësihi “…është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit të tyre…” zëvendësohet me rogfjalëshin “përfundon në datën 31.12.2024””, thuhet në dokumentin e dërguar në parlament.

Kanë qenë 28 deputetë socialistë që kanë firmosur kërkesën për ndryshimin në Kushtetutë.