Policia dhe zjarrfikësit, shpëtojnë 4 turistë hungarezë që rrezikuan të mbyteshin në lumin Devoll.

Në një njoftim zyrtar, pas ngjarjes së sotme që fatmirësisht përfundoi pa dëme, policia e Korçës bën me dije se shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë nga banorët e fshatit Plovisht, Maliq, se disa turistë të huaj, kishin mbetur në mes të lumit Devoll, me automjetin e tyre tip fuoristradë dhe rrezikonin të mbyteshin për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë thirrur në ndihmë shërbimet e zjarrfikëses Maliq, me ndihmën e të cilëve, u bë e mundur nxjerrja e turistëve nga uji.

Turistët hungarezë, kanë falenderuar punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit që ju erdhën në ndihmë në kohën e duhur duke ju shpëtuar jetën.