Deputeti britanik Sir David Amess, i cili u qëllua disa herë me thikë gjatë një takimi elekotral në një qytet në afërsi të Londrës, ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se një 25-vjeçar u arrestua, i cili dyshohet se është edhe autori i vrasjes.

Deputeti Sir David Amess, i cili përfaqëson Southend West në Essex, u sulmua këtë të premten në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Bëhet me dije se Amess, 69-vjeç, mori fillimisht trajtimin mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që më pas një helikopter i urgjencës bëri transportimin e tij në spital, ku dhe humbi jeten.