Një krimi i rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku babai ka vrarë vajzën 12-vjeçare e më pas veten. Vrasja ndodhi në Rapperswil-Jona.
Mësohet se bashkëshortja dhe fëmija më i madh, nuk ishin në shtëpi në kohën kur ndodhi krimi dhe tashme janë nën kujdes psikologjik.
Rrethanat e vrasjes janë duke u hetuar nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St.Gallen, Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të policisë së kantonit St.Gallen.
“Kjo përfshin shkakun e vdekjes së dy viktimave dhe motivin për krimin,” shpjegon Krüsi.





