Kanye West ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye pasi një gjykatë në Los Angeles miratoi kërkesën e tij.
Në gusht, reperi kërkoi zyrtarisht të ndryshonte emrin e tij në Ye. Në dokumentet e gjykatës të paraqitura në Los Angeles ai është shprehur se këtë ndryshim dëshiron ta bëj për arsye personale.
Ai tani ka hequr dorë nga emri i tij i plotë Kanye Omari West duke e zëvendësuar atë me dy shkronja.
Kjo vjen tre vite pasi ai u shpreh në një postim në “Twitter” se dëshironte të ndryshonte emrin pasi publikoi albumin e tij me titull “Ye”.
Ky emër përveçse është një shkurtim i emrit të tij aktual, ka dhe një kuptim shumë të rëndësishëm për reperin.
“Besoj se ‘Ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne. Nga Kanye, që do të thotë i vetmi, thjesht në Ye, që është thjesht një reflektim i të mirës sonë, të keqes sonë, konfuzitetit tonë, çdo gjë”, u shpreh reperi në vitin 2018-të teksa ishte duke folur në një intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër.