Këngëtarja, Eni Koçi përveç talentit të saj në muzikë, ka marrë gjithmonë një vëmendjen të veçantë përsa i përket paraqitjes së saj fizike.

Vitet e fundit ajo ka qenë mjaft e përkushtuar ndaj palestrës, gjë që e ka treguar herë pas here për fansat e saj.

Ndërkohë së fundmi, Eni ka bërë të ditur se ka arritur që të humbasë plot 9 kilogramë, ndërkohë që ka shtuar se është sërish në dietë.

-9 kilogramë por sërish në dietë”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Pas këtij postimi, fansat padyshim që kanë qenë kurioz të dinë sa është pesha e saj aktuale, mirëpo Eni mesa duket nuk ka preferuar që të bëjë publike detaje të tjera.

Më herët ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory ku shumë pyetje i janë drejtuar në lidhje me eksperiencën e saj me Covid-19 apo me vaksinimin kundër virusit.

E pyetur nëse e ka kalur koronavirusin, Eni ka treguar se edhe pse ka kaluar një vit nga infektimi, akoma vuan pasojat e tij.

“Po, perpara 1 viti. Por ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”, ka shkruar Eni.

Një tjetër ndjekës i ka drejtuar pyetje në lidhje me eksperiencën e saj të vaksinimit.

“Dozen e pare e mora para pak ditesh. Asnje mundim vetem nje dhimbje shume e lehte e krahut ku u be vaksina…por qe kaloj per 2 dite”, është shprehur artistja.