Beyonce është përballur me kritika së fundmi pas një reklame që realizoi për markën e bizhuterive luksoze Tiffany & Co.
Disa kritikë pretendojnë se toni i lëkurës së këngëtares është më i zbehtë duke thënë se duket si një “europiane e bardhë”.
Kritikët shprehen se është dëshpëruese që ylli i muzikës të “kamoflonte” tonet e saj natyrale të lëkurës.
Kjo nuk është hera e parë që diva përballet me një akuzë të tillë, pasi edhe në vitin 2008, ajo u kritikua se lëkura e saj kishte një nuancë më të lehtë në një reklamë për L’Oreal.