Një 80-vjeçar ka humbur jetën pak më parë në qytetin e Vlorës pasi është rrëzuar aksidentalisht në një pus në oborrin e banesës së tij.

“Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.