Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Demir Backa mbrëmjen e djeshme në Fier.

Mësohet se ai është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa. Vëllai i tij kishte vjedhur një bankë në Sarandë, 24 vite më parë gjatë kthimit së bashku me 16 persona të tjerë janë vrarë.

Deri më tani policia nuk ka bërë me dije ende asnjë pistë hetimi lidhur me këtë vrasje.

Mësohet se disa kohë më parë, Backa ka qenë në konflikt me një tjetër person në qytetin e Fierit, subjekt i OFL.