Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kalim i paligjshëm të kufirit”.

Shtetasit egjiptian A. G, E. H, dhe M. E, që po udhëtonin së bashku me një automjet tip “Opel”me drejtues shtetasin 23-vjeçar A. G, në drejtim të tragetit të linjës Vlorë–Brindisi, nuk kanë arritur të kalojnë kontrollin e vijës së dytë.

Policia gjeti dhe sekuestroi 2 leje qëndrimi dhe 2 karta identiteti të falsifikuara, të cilat iu përkisnin shtetasve E. H. dhe M. E. Ndërsa A. G, ka ndihmuar dy shtetasit e tjerë duke i transportuar si pasagjer në automjetin e tij, me qëllim për të kaluar kufirin për në shtetin Italian.