Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e biznesmenit Nazmi Çangu, banesa e të cilit ditën e djeshme ra pre e një grabitjeve, ku kryefamiljari u dhunua barbarisht.
Mësohet se gjatë natës për shkak të goditjeve në kokë, Çangu ka pësuar hemorragji dhe për këtë kanë marrë mjekët, të cilët aktualisht ende ndodhen në banesë.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar karakteristika te autorëve.





