Duket se paraqitjes së dobët në humbjen turpëruese të Romës nuk i ka shpëtuar lehtë edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares, me një vendim të Murinjos, është lënë jashtë ekipit për ndeshjen e së dielës bashkë me Vijar, Majoral, Diavara, Rejnolds.

Gjithsesi, pas ndeshjes me Napolin trajneri portugez u shpreh:

”Nuk do t’u vendos X, kam ndërmend t’i rikthej, por nuk doja që ta kalonin aq lehtë”.

Ky ka qenë një paralajmërim nga ana e Murinjos, që nuk toleron në të tilla situata.

Marash Kumbulla ka reaguar gjithashtu me një postim në rrjetin e tij “Instagram” ku shkruan:“Nga gabimet duhet të mësosh. Pak fjalë dhe shumë punë. Forca Roma”.

Sipas ” Gazetta dello Sport” Kumbulla pritet t’i bashkohet Udinezes në merkaton e janarit.