Belén Rodriguez dhe Antonino Spinalbese në krizë vetem disa muaj pas lindjes së vajzës. Ky është lajmi që ditët e fundit po bën xhiron e mediave italiane.

Lajme këto që fillimisht dukeshin krejtësisht të pabaza, pasi Belén dhe Antonino ishin treguar gjithmonë të lumtur dhe të dashuruar, duke u shfaqur në profilet e tyre në Instagram deri pak ditë më parë me puthje e përqafime.

Por duket se prezantuesja dhe partneri i saj prej disa javësh nuk shfaqen më bashkë (as në rrjetet sociale dhe as para paparacëve). Gjë që nuk ka ndodhur kurrë që nga fillimet e lidhjes së tyre.

Deri më sot, as Rodriguez dhe as Spinalbese nuk kanë folur për këtë çështje. Por dje Belen ka publikuar një story mjaft të paqartë në Instagram që duket se konfirmon krizën mes saj dhe babait të së bijës.

“Qëndroni beqarë derisa të gjeni atë personin që, së bashku, nuk ka më frikë nga stuhia sepse do të kërcejë me ju në shi dhe me një lot në fytyrë që nuk do ta vini re për shkak të shiut, ai do të të thotë se ti je gjëja më e bukur që ai nuk po kërkonte, por që thellësisht shpresonte ta gjente”, -shkroi Belén në postimin e saj.