Ishulli Tonga ka raportuar rastin e parë me coronavirus që nga fillimi i pandemisë pasi një pasagjer që udhëtonte nga Zelanda e Re rezultoi pozitiv.
Sipasa mediave të huaja, rasti u bë i ditur nga kryeministri i vendit, Pohiva Tu’i’onetoa, i cili konfirmoi se kishte një rast me COVID-19 midis 215 pasagjerëve që mbërritën nga qyteti i Christchurch.
E vendosur në verilindje të Zelandës së Re, Tonga është shtëpia e rreth 106 mijë njerëzve. Rreth 31 për qind e banorëve janë plotësisht të vaksinuar dhe 48 për qind kanë marrë së paku një dozë, sipas grupit kërkimor Our World in Data.





