Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Mbretëresha është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Unë fola me madhërinë e saj. Këtë javë ajo është në formë shumë të mirë”, ka thënë ai, ndërsa bëri me dije se duhet të ndjekë këshillat e mjekëve të saj dhe të pushojë, pasi tani kjo është gjëja më e rëndësishme.

“I gjithë vend i uron Mbretëreshës shërim”, ka thënë më tej kryeministri britanik.

Dy javë më parë, Mbretëresha u këshillua nga mjekët që të merrte pushim për t’u qetësuar. Ndërsa Buckingham Palace njoftoi se 95-vjeçarja nuk do të mbante asnjë takim zyrtar për rreth dy javë.